Reperi sulmon 'Live' Noizy: Pjeshka nga Durrësi me buzët e trasha

E publikuar: 09/06/2018 00:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në këtë këngë, ai flet mbi reperat shqiptar, ku sipas të cilit, ata janë bërë të famshëm falë tij dhe personave të tjerë që kanë qenë me të në Angli.

“Këta reperë në Shqipëri janë të famshëm falë nesh pasi na kanë tradhtuar e spiunuar”, është shprehur ai.
Mirëpo, një nga diss-et më të forta që ai ka bërë në këngën e tij, është ai kundrejt reperit të famshëm, Noizy.
Në një pjesë të tekstit të këngës, dëgjohet G-Wizze teksa thotë: “Pjeshka e Durrësit me buzët e trasha bën si ndër më të suksesshmit në Shqipëri”.
Kjo pjesë nga teksti është kapur nga Arian Çani, i cili e ka pyetur G-Wizzen live nëse kjo pjesë i dedikohet Noizyt.
“Nuk dua t’i bëj publicitet emrave të reperëve të tjerë”, ka qenë përgjigjia e reperit, ndërkohë që Çani ka vazhduar më tej.
Çani: “Pra është një rastësi kjo?”
G-Wizze: “Nuk dua të përmend emra, ata e dinë vet se kush është”
Çani: “Pra siç më vajti mua mendja te Noizy u vete dhe të tjerëve se nuk ka reperë tjetër me buzë të trasha”.