Në zgjedhjet e kaluara për kryetar të Drenasit, kandidati i PDK-së, Nexhat Demaku, kishte fituar 5,626 vota më shumë se kandidati i sotëm, Ramiz Lladrovci.
Në zgjedhjet e vitit 2013, kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, kishte fituar 14,637 vota ose 63.44% të votave të gjithmbarshme.
Ndërsa, në zgjedhjet e sotme, kandidati i kësaj partie, Ramiz Lladrovci, ka marrë 9,163 vota, pra një rënie prej 5,626 vota, apo 38% më pak se Demaku./kallxo/


















