Vlera e një bitcoin ra në 5,900 dollar ditën e Dielë, më shumë se 25% krahasuar me vlerën rekord që arriti ditën e Mërkure prej 7,800 dollarësh. Bitcoin aktualisht tregtohet me 6,200 dollar.
Sakaq rivali dhe kloni i kompanisë i cili u shkëput nga rrjeti bitcoin, Bitcoin Cash, thuajse trefishoi vlerën duke shënuar pikën rekord prej 2,500 dollarësh mëngjesin e së dielës përpara se të binte në 1,200 dollar ditën e sotme.
Ky është një lajm i mirë për njërën palë të bitcoin dhe i trishtë për palën e tjetër e cila është ndërgjegjësuar edhe më shumë për rritjen e kapaciteteve dhe uljen e kostos së transaksioneve.
“Punën në Bitcoin Cash e fillova në 2010-ën,” shprehej Gavin Andresen ditën e Shtune.
Transaksionet e ngadalta dhe tarifat e larta të tyre kanë bërë Bitcoin një formë pagese më të vështirë për tu përdorur.
Mbështetësit e bitcoin cash besojnë se ndërsa liderët e rrjetit bitcoin qëndrojnë me kokëfortësi kundër rritjes së kapacitetit, është çështje kohe përpara se bitcoin cash të shndërrohet në një rrjet dominant pagesash. /PCWorld Albanian