Real Madridi vazhdon të jetë në vendin e parë në ranglistën e koeficientëve të UEFA’s të publikuar së fundmi.
Los Blancos me prezencën e tyre në çerekfinale për sezonin e gjashtë radhazi janë në krye të listës me 167,174 pikë, duke lënë prapa Bayernin e Barcelonën.
Reali është në krye të kësaj rangliste nga viti 2013/2014, ku ata edhe ngritën trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve, të njohur si La Deciman.
Top pesëshen e kompletojnë Atletico Madridi dhe Chelsea.