Shqipëria ka zbritur dy vende në renditjen mujore të FIFA-s, për muajin dhjetor 2015. Dy barazimet në miqësoret e nëntorit, me të njëjtin rezultat, 2-2, ndaj Kosovës (kjo nuk merret në llogari, në fakt) dhe ndaj Gjeorgjisë i ka penalizuar disi kuqezinjtë e De Biazit.
Nga vendi i 36-të që mbanin muajin e kaluar, tani pozicionohen të 38-tët në rang-listën e kombëtareve të botës.
Shkak për këtë rend zbritës në muajt e fundit sigurisht janë bërë ndeshjet kualifikuese të shtatorit, ku përfaqësuesja kuqezo barazuan në Kopenhagen me Danimarkën dhe humbën në “Elbasan Arena” ndaj Portugalisë, ashtu sikurse ishte humbja me Serbinë në “Elbasan Arena”, si dhe mosfitimi në miqësoret e nëntorit.
Sa i përket kryesimit të kësaj renditjeje, ruan pozitat e liderit Belgjika, e ndjekur nga Argjentina dhe Spanja.