Rëndësia e gomave të dimrit (Foto)

E publikuar: 15/11/2015 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ashtu siç tregon edhe emri, gomat e dimrit janë të dizajnuara veçanërisht për motin e ftohtë. Sapo temperaturat fillojnë të bien nën shtatë gradë celsius, dizajni dhe konstruksioni i tyre i mençur vjen në pah.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz mendojnë se ato përdoren vetëm për borë. Në fakt, mënyra se si është dizajnuar sipërfaqja e gomave të dimrit e bën këtë version të gomave më të përshtatshëm se gomat që përdoren për të gjitha sezonet ose gomat e verës. Kjo nënkupton që gomat e dimrit “e ngërthejnë” rrugën më mirë në të ftohtë – pavarësisht nga kushtet tjera të motit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këto goma shkëlqejnë në borë. Format e gomave të tilla janë të dizajnuara për të “shkundur” borën ashtu që ajo të mos ngjitet në vrimat – siç do të ndodhte te modelet tjera të gomave. Bora është e mirë në ngjitjen e pjesëve ku ka më shumë borë, që paraqet problem të madh për gomat gjithësezonale apo të verës. Ato e bëjnë më të sigurt vozitjen tuaj gjatë të ftohtit.

Agim Krasniqi, që merret me shpërndarjen dhe furnizim të vullkanizorëve në Kosovë me pajisje për goma, thotë se gomat e dimrit kanë rëndësi të madhe për vozitjen gjatë dimrit, sezoni i të cilit nis më 15 nëntor, sot, dhe zgjat deri më 15 mars të vitit të ardhshëm. Gjatë kësaj periudhe, shoferët janë të obliguar të pajisin automobilat e tyre me goma të tilla… (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.