Rëndësia e Gjykatës Speciale dhe arrestimet e eprorëve të UÇK-së

17.03.2015 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Rëndësia e Gjykatës Speciale dhe arrestimet e eprorëve të UÇK-së

Formimi i Gjykatës Speciale për krimet e pretenduara të periudhës 1998 deri 2000 nuk do t’u besohet gjyqtarëve shqiptarë.

Dhomat e specializuara të kësaj Gjykate, të cilat do të jenë dy sosh, si dhe Prokuroria, do të jenë brenda sistemit gjyqësor të Kosovës, por që procedurat e ndjeshme do të zhvillohen jashtë vendit, respektivisht në Holandë.

Detaj tjetër për këtë Gjykatë është se ajo do të ketë mandat katërvjeçar dhe të gjitha kompetencat dhe mandatet e nevojshme do t’ia delegojë EULEX-it.

Avokatët kosovarë thonë se ende nuk dihet kur do të fillojnë arrestimet e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, megjithëse disa media nga Shqipëria kanë paralajmëruar se një gjë e tillë do të ndodhë në muajin maj të këtij viti.

Ndërsa për analistët, themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë vjen si pasojë e një sjelljeje të papërgjegjshme të klasës politike kosovare që nga çlirimi i vendit e deri më sot.

Gashi: Nuk dihet kur do të fillojnë arrestimet e para

Avokati Tomë Gashi, duke komentuar rreth formimit të Gjykatës Speciale, në një prononcim për “Zërin” ka deklaruar se askush nuk mund të dijë se kur do të fillojnë arrestimet e para ndaj ish-eprorëve të lartë të UÇK-së, ku sigurisht, sipas tij, mund të ketë edhe ushtarë të thjeshtë të arrestuar, ashtu siç ka ndodhur thuajse në çdo rast të krimeve të luftës në gjykimet që janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë Kosovës në Tribunalin e Hagës.

“Sigurisht që nuk mund të ketë arrestime të askujt para se të funksionalizohet Gjykata Speciale, e cila sipas të gjitha gjasave do ta ketë selinë në Hagë. Askush nuk mund të dijë numrin e të të akuzuarve potencialë, ngase edhe vetë ambasadorja e SHBA-së në Kosovë ka deklaruar se mendon se mund të jenë deri në 10 raste, e jo se janë 10 raste. Ambasadorja Jacobson nuk ka deklaruar se “e di”, por ka deklaruar se ajo mendon se mund të jenë deri në 10 raste”, ka thënë ai.

Sipas tij, për ta ditur se sa raste janë dhe sa njerëz do te akuzohen duhet dikush të ketë qasje tepër të privilegjuar për të pasur çfarëdo informate të tillë rreth numrit të rasteve dhe numrit të të akuzuarve në Gjykatën Speciale.

“Sigurisht, që i gjithë stafi i Prokurorisë dhe i Gjykatës Speciale do të jenë të huaj apo ndërkombëtarë dhe shqiptarë do të jenë vetëm të akuzuarit dhe mund të jetë ndonjë avokat, nëse ata e përzgjedhin si mbrojtës të tyre”, ka deklaruar ai, duke shtuar se tani është terreni mjaft i përshtatshëm që persona të papërgjegjshëm të japin deklarata spekulative për të krijuar një lloj “emri” të vet dhe për ta dëmtuar Kosovën si shtet të ri edhe me spekulime se”e dinë” se sa persona do të akuzohen dhe kur do të akuzohen.

“Gjykata do ta ketë mandatin e parë 5 vjet, por me siguri që ky mandat mund të vazhdohet dhe kjo varet prej mundësisë teknike, juridike dhe interesave të ndryshme që vendosin rreth kohëzgjatjes së punës se kësaj Gjykate”, është shprehur ai.

Koci: Mund të jenë deri në 40 persona të akuzuar

Nga ana tjetër, avokati Arianit Koci, ka thënë se është herë të flitet për arrestimet e para në maj, pasi që nuk janë krijuar kushtet juridike.

“Përgatitja e infrastrukturës juridike merr shumë kohë. Në të njëjtën kohë, po përgatitet edhe terreni politik. Sa kam informacione, mund të ketë deri në 40 persona. Siç e di, aktakuza mund të zgjerohet. Momentalisht dihen rastet, por saktësisht kush do të përfshihet në aktakuzë, mendoj që askush nga kosovarët nuk e dinë. Mendoj që do të akuzohen persona nga të gjitha nivelet”, ka thënë ai.

Draftligji ka paraparë që në kuadër të kësaj Gjykate të jenë vetëm ndërkombëtarët.

Personalisht, mendoj qe kjo është gabim. Kjo Gjykatë do ta kishte legjitimitetin vetëm nëse në kuadër të saj do të kishte edhe kosovarë”, ka shtuar Koci për “Zërin”.

Matoshi: Gjykata Speciale, “dhuratë” nga papërgjegjshmëria e klasës politike kosovare

Kurse, analisti për çështje politike Halil Matoshi, ka konsideruar se themelimi i Gjykatës Speciale në Kosovë vjen si pasojë e një sjelljeje skajshmërisht të papërgjegjshme të klasës politike kosovare që nga çlirimi i vendit e deri më sot.

Sipas tij, mbyllja e syve para krimeve eventuale të “kriminelëve tanë të mirë” dhe fokusimi tek krimet e armikut, përkatësisht tek “kriminelët e tyre të këqij”, pra mosguximi dhe paaftësia për të vendosur sistem vetanak të drejtësisë, e nxiti bashkësinë ndërkombëtare që t’ia imponojë Kosovës edhe një formë tjetër gjyqësori: Specialen!

“Dhe sot, harroni pallavrat e politikanëve, sepse nuk ka politikanë në Kosovë që ka kredibilitet për ta penguar krijimin e kësaj Gjykate, por në thelb nuk ka as fuqi, sepse kjo është një punë tashmë e kryer! Po të ndërtohej një sistem normal i drejtësisë në vend menjëherë pas çlirimit ose së paku pas shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë, po të dënoheshin eksponentë të ish-gueriles UÇK për krimet eventuale të tyre, ose po të mbaheshin në burg ata që ishin dënuar simbolikisht dhe po të mos zhdukeshin dëshmitarët e ndryshëm dhe të mos zotëronte kodi i heshtjes së atyre dëshmitarëve që kishin mbetur gjallë, nga të gjitha rastet në gjyqësinë vendore (nën UNMIK-un) në atë ndërkombëtare (në Tribunalin e Hagës) dhe tashti në gjyqësinë e përbashkët EU-kosovare, sigurisht që kosovarët nuk do të dëgjonin për këtë lloj gjykate, asnjëherë”, ka thënë ai.

Po të kishte vullnet politik për ta lejuar gjyqësorin ta bënte punë e tij të pavarur dhe po të kishte gjykatës të pavarur me etikë, atëherë që moti do të spastrohej lufta çlirimtare nga krimet eventuale dhe imazhi i Kosovës do të ishte tjetër fare. Pra, Kosova do të shihej me simpati nga të tjerët, u shpreh Matoshi.

Ai po ashtu ka thënë se Gjykata Speciale nuk do ta njollosë luftën e UÇK-së, sepse gjyqësori nuk është për ta njollosur, por për të vënë drejtësinë në vend, mirëpo, nuk mund të thuhet as që do ta pastrojë UÇK-në, sepse ekziston mundësia të dëshmohen e të zbardhen krime monstruoze, për të cilat është përfolur si nëpër dhëmbë tash e 15 vjet në Kosovë.

“E mira e kësaj pune është se nuk ka dhe nuk mund të ketë fajtorë kolektivë dhe se askush në një proces gjyqësor nuk është i fajshëm përderisa të mos argumentohet fajësia e tij para një trupi legal gjykues”, ka deklaruar në fund Matoshi./Zeri/.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Përditësohen të dhënat: Ndryshon numri i ulëseve të partive në Kuvend

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Numërimi i votave të mërgatës, Vetëvendosje sërish kalon në 52 mandate

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Britania riafirmon angazhimin në Kosovë, pavarësisht paralajmërimeve të NATO-s për reduktim të KFOR-it

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Rama kritikon Qeverinë për neglizhencë në mirëmbajtjen e autostradave

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Sonte nis faza e dytë e dezinsektimit në Prishtinë, Gashi: Janë planifikuar gjashtë faza gjatë verës

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

Ekzekutohen 100 eurot për punëtorët e sektorit privat

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

FSK dhe FARSH trajnohen për veprime të përbashkëta

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

Mali i Zi hedh poshtë akuzat e Vuçiqit se zhvillon luftë hibride kundër Serbisë

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

“Mosmarrëveshje lidhur me emërtimin e rrugës në një lagje”, kërkohet paraburgim për tre persona për vrasje në Prizren

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

AGK: Sulmet online janë kërcënimi kryesor për sigurinë e gazetarëve

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Forcat Tokësore të Shqipërisë për KFOR në Kosovë: Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

AKB: Rritje në letra e varfëri në jetë, qytetarët dhe bizneset nuk jetojnë me statistika

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Kryeziu: Zgjedhjet prodhojnë mandate, jo domosdoshmërisht zgjidhje

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Haradinaj kritikon Kurtin për energjinë: Mbi 923 milionë euro për importe, pa asnjë projekt strategjik

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

Roth: Kam gabuar për Kosovën, dialogu me Serbinë u shndërrua në mjet bllokimi

“Çanta ushtarake e mijëra euro”, krejt çka u konfiskua në operacionin për krime lufte

“Çanta ushtarake e mijëra euro”, krejt çka u konfiskua në operacionin për krime lufte