Deputeti i PDK’s, Rrustem Mustafa- Remi ka ardh në përfundim se situata ku ndodhemi, asht mirë të zgjidhet vetëm me ndërhymjen e Presidentes.
Ai ka thanë se na duhet besim në institucione, dhe asht shpreh optimist, tue thanë se beson në shtetin.
Qe postimi i Remit në Facebook:
NORMALIZIMI I SHTETIT..!!
Duhet të mundohemi fortë për të ndërtuar kulturë tek qytetarët që kujdesin ndaj shefit(individit), ta shëndrrojmë në kulturë kujdesi ndaj shtetit, duke mosë mbetur pengë kujdesi i dëshirave individuale karshi zhvillimeve sistematike institucionale.
Situata politike në vend, është mirë të përmirsohet me ndërhyrjen e Presidentës, pa ardhur deri te nevoja e ndoj ndërhyrje shtesë…
Na duhet besim në institucione tona, dhe politikat e vendit besoj ka prodhuar liderë që dinë ta bëjnë detyrën e vetë edhe pa ndëryrje nga jashtë.
Unë besoj në Shtetin tonë…