Remi i drejtohet edhe Kushtetueses, për mandatin e deputetit

06.02.2016 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Remi i drejtohet edhe Kushtetueses, për mandatin e deputetit

Megjithëse Gjykata ka marrë vendim për dënim me 4 vite burg, Rrustem Musta -Remi ende vazhdon ta ushtrojë detyrën e deputetit në Kuvendin e Kosovës. Nga ana tjetër, edhe pse Kuvendi ka kërkuar që t’i merret mandati prej deputeti, një gjë e tillë ende s’është bërë.
Mustafa, deputet nga radhët e PDK-së, tha për KosovaPress se kërkesa për heqjen e mandatit është bërë në mënyrë të paligjshme nga Kuvendi. Ai tha se me rastin e tij, Kuvendi i ka shkelur të gjitha procedurat.

Për këtë shkelje Mustafa tha se i është drejtuar të gjitha instancave të larta të vendit, duke filluar nga presidentja, kryeministri, zëvendës kryeministri, kryetari i Kuvendit si dhe Gjykatës Kushtetuese, duke pritur që gabimi i bërë të korrigjohet.

“Ka më shumë se 13 vite që ne merremi me një proces. Vendimi përfundimtar dhe jam i dënuar me katër vite burgim. Unë në bazë të ligjeve të vendit, burgun e kam përfunduar, sepse i kam të mbajtura tri vite dhe kjo nuk është çështja. Kur nga unë është kërkuar, iu kam nënshtruar të gjitha procedurave rregullave ligjore dhe do t’i nënshtrohem prapë. Kam kërkesë që vendimi i Gjykatës t’i nënshtrohet procedurave të Kuvendit të Kosovës dhe ligjeve të vendit. Sipas të gjitha gjasave ka ndodh në gabim. Administrata e Kuvendit gabimisht ka drejtuar çështjen dhe pa përfillë procedurat, duke suspenduar rregulloren e Kuvendit dhe procedurat, ka shkuar drejt te presidentja. Unë kam pasur reagim dhe tani kjo çështje është në Gjykatën Kushtetuese. I jam drejtuar dhe të gjithë mekanizmave institucional të shtetit, për me i lut për me shikue vendimet, që mos të ketë vendime autoritare, por procedurale, në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit tonë”, tha ai.

Rrustem Mustafa tregon se nuk po kërkon asgjë më shumë se sa kujdes dhe përfillje të rregullave e ligjeve, të cilat janë ndërtuar me aq mund.

“Për me marrë mandatin ose jo, atë do ta vendosin mekanizmat institucional. Do të ketë interpretim gjykata dhe do të ketë dhe interpretim dhe të komisionit funksional në Kuvendin e Kosovës dhe ekspertet tjerë, që janë në Kuvendin e Kosovës. Ashtu siç vendosin institucionet e vendit. Unë jam njeri institucional dhe do t’i respektoj rregullat mbi të cilat po jetojmë.. Mendoj që Kuvendi ka gabuar procedurat. Ka anashkaluar ekspertët brenda Kuvendit. Seancën në Kuvend dhe komisionin për imunitete që është në Kuvend të Kosovës…. Unë vetëm po kërkoj kujdes për rregullat, ligjet që i kemi ndërtuar me mund dhe mos t’i suspendojmë ato në asnjë moment”, theksoi Mustafa..

Ndërsa Albert Krasniqi, menaxher i projektit për monitorimin e Kuvendit në KDI, tha se në momentin kur një deputet dënohet me burg për një vit e më shumë, për ndonjë vepër penale, mandati i tij si deputet përfundon me automatizëm. Edhe në rastin e Mustafës, sipas Krasniqit, një gjë e tillë ka ndodhur dhe se mandati i tij si deputet duhet pushuar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së apelit, vendim ky i cili ka qenë i formës së prerë.

“Nëse deputetet dënohen për më shumë se një vit burg për vepra penale, atëherë mandati i tyre përfundon dhe ky vendim i Gjykatës, duhet të jetë i formës së prerë. Duhet të jetë Gjykata e Apelit, që ta konfirmoj fajësinë ose jo. Dhe në rastin e deputetit Mustafa, Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin, kështu që deputetit Mustafa me automatizëm i përfundon mandati i deputetit. Procedura për zëvendësimin e tij, duhet të kërkohet nga kryesia e Kuvendit, presidentes. Që të kërkoi presidentja nga KQZ, se cili është personi tjetër me radhë në listën e PDK-së, në mënyrë që të zëvendë sohet me deputetin, të cilit i ka humbur mandati”, theksoi Krasniqi.

Se a ka vepruar drejtë dhe sipas ligjeve dhe procedurave, Kuvendi i Kosovës nuk kishte përgjigje për këtë. Në pyetjet drejtuar Kuvendit nga KosovaPress, administrata e Kuvendit kishte një përgjigje fare të shkurtë, duke thënë se ata nuk i komentojnë deklaratat e deputetëve.

“Administrata e Kuvendit, nuk i komenton deklaratat e deputetëve”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Edhe zyra e presidentes, ka qenë fare e shkurtë në përgjigje, duke thënë se Presidentja ka vepruar sipas procedurave.

“Presidentja ZPRK ka vepruar sipas procedurave dhe se pas pranimit të kërkesës nga kryetari i Kuvendit për zëvendësim të deputetit, duke e proceduar kërkesën në KQZ lidhur me këtë çështje”, thuhet në përgjigjen e zyrës së presidentes.

Ndryshe, KosovaPress nga burime brenda Komisionit Qendror Zgjedhor, merr vesh se kërkesa për zëvendësimin e Rrustem Mustafës me kandidatët më të votuar, sipas listës në pritje të deputetëve të mundshëm, ka shkuar tashmë në KQZ dhe se ky institucion pritet që të merr vendim për zëvendësimin e deputetit Mustafa, gjatë javës që vjen.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu u dorëzon dekretet e shtetësisë Joe dhe Shirley DioGuardit

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

Haxhiu: Kosova do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Ukrainës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

“50 plumba kallashnikovi”, detaje të reja nga ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin të Shkodrës

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

QKUK jep detaje për tragjedinë në Malishevë: 25-vjeçarja arriti pa shenja jete, 26-vjeçari në gjendje shumë të rëndë

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

“Zyrtarët e shtetit shkuan në Serbi pas Banjskës”, Ramadani kërkon veprim nga Kurti: Prita që e largoni menjëherë Rizvanollin

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Sindikata e Re e KEK-ut proteston të mërkurën në tri divizione në solidarizim me familjet e punëtorëve të vdekur

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Vrasja dhe plagosja në Malishevë: Sekuestrohet arma e cila dyshohet se u përdor për të kryer aktin

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Trump ironizon Kanadanë: Kërkon “përfitimet” e të qenit shtet amerikan pa u bërë shtet i SHBA-së

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Daut Haradinaj: Trainkos vizitoi Serbinë për riparim vagonësh, e larguan nga puna punëtorin që tregoi – ja dokumenti

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Maqedonia e Veriut aktivizon “Safe City”, të huajt me targa të huaja mund t’i paguajnë gjobat online

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

Ymeri për KEK-un: Milionat s’janë ndalë asnjëherë, por siguria e punëtorëve ka mbetur pas

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

“Sot humba një vëlla” – kolegu me fjalë rrëqethëse për ndarjen nga jeta të Altin Kryeziut

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Vizita e Vuçiqit në Luginë, Salihu: Shqiptarët po përballen me politikë selektive

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aleanca hedh thëngjill para dyerve të Qeverisë, Ramadani: Nga terri energjetik, Kosova po hyn në terr politik

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Aksident me të lënduar në rrugën Gjilan–Prishtinë

Propozimi i Haradinajt për Thaçin president, deputeti i VV-së e quan “të humbur” opozitën