Daljen nga kjo krizë, Rrustem Mustafa, anëtar i Kryesisë së PDK-së e sheh si moment politik ku duhet të negociohet edhe një herë kabineti qeveritar.
Ai thotë që ky kabinet qeveritar e ka përfunduar mandatin dhe se nuk është e mundshme që me këtë qasje të lëvizin gjërat.
“Duhet të ketë përmirësim brenda koalicionit ekzistues. Rritje ose zvogëlim të koalicionit… Pres që PDK ta marr udhëheqjen e Qeverisë”, tha Mustafa për Tribuna Channel.
Sipas tij,kjo ide është në zhvillim dhe nuk është e panjohur për PDK-në dhe me të nuk pajtohen të gjithë.
Mundësinë për ndryshimin e koalicionit qeverisës e ka mohuar Lutfi Haziri i LDK-së.