Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Rrustem Mustafa, përmes një postimi në Facebook i ka tërhequr vërejtjen kryeministrit të vendit, Isa Mustafa, që të përmirësojë komunikimin ndërinstitucional si dhe atë medial.
Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi, i cili gjatë ngërçit politik të vitit 2014, vazhdimisht kishte thënë se do të ndodh koalicioni PDK-LDK, ka thënë se “po afrohet koha kur koalicioni i madh nuk do të jetë domosdo, prandaj liderët duhet pasur kujdes për arsye se jo me çdo kusht mund të qëndrojnë në pozitat e dëshiruara”.
“Vendit i duhet normalizim institutcional, kjo arrihet me politika e sjellje të qytetëruara dhe komunikim efektiv për të qenë afër prioriteteve në nevojë. Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, të politikëbërsve në veçanti”, ka përfunduar Remi.