Remi del me propozim per ndryshimin e koalicionit

E publikuar: 10/10/2015 15:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i Kryesisë së PDK’s, Rrustem Mustafa – Remi, ka propozu ndryshimin e koalicionit qeveritar nëse kjo shihet si zgjidhje për tejkalimin e bllokadës politike në Kuvendin e Kosovës.

Në fakt, Remi ka kerkue që nëse me rritjen, ndryshimin apo zvogëlimin e koalicionit normalizohet situata atëherë ai ka propozu të paguhet ky çmim.

“Nëse nji rritje, zvogëlim apo çfarëdo ndryshimi në konfiguracionin e koalicionit egzistues, asht çmimi i normalizimit të shtetit, na duhet të jemi të gatshëm me pague”, ka shkrue Remi.

Ky asht shkrimi i Remit n’Facebook:

Normalizimi i shtetit, nuk ka alternativë.

Udheheqësit e koalicionit te mblidhen, përgjegjësia për mbarëvajtjen e institucioneve nuk guxon të anashkalohet.

Në Parlamentin e Republikës së Kosovës, kemi një opozitë shumë të veshtirë ,dhe të gjitha veprimet e tyre ndodhin në hapësirën e lejuar dhe të toleruar nga ana e pozitës- sepse opozita sidoqoftë ajo, është opozita jonë.

Në anën tjetër, pozita nuk duhet të tolerojë pafundësisht të cenohet demokracia, prandaj duhet shterur të gjitha mundesitë mbrenda dhe jashtë koalicionit, duke respektuar procedurat demokratike per normalizimin e shtetit.

Të zgjedhurit e popullit, duhet ndërruar logjikën e besnikërisë ndaj klanit apo grupit dhe me dinjitet të zhvendosin këtë besnikëri ndaj institucioneve, ndaj votuesit dhe shtetit.

Nëse një rritje, zvogëlim apo çfarëdo ndryshimi në konfiguracionin e koalicionit ekzistues, është çmimi i normalizimit të shtetit, ne duhet të jemi të gatshëm t’a paguajmë.

Për atë dhe kemi votën e popullit.