Tema1

Rektori Marjan Demaj shfuqizon vendimet e Zejnullahut, rikthen vendimet e Rugovës

17.04.2016 11:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

U zotua se do të jetë Rektori i cili do t`i sjellë ndryshime Universitetit të Prishtinës. Madje ai e konsideron vetën “Lokomotivë të ndryshimeve në UP”. I pari i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, duket se punën do ta nisë me shfuqizimin e vendimeve të ish rektorit Ramadan Zejnullahu.

Në një intervistë për Gazetën Fjala, ai tregon se gjatë këtij viti të gjithë fëmijët e dëshmorëve do të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës dhe se ata nuk do të mbesin jashtë UP-së, siç pati vendosur Zejnullahu.

“…do të bëjë çmos që mos t’i lë jashtë universitetit. Garantoj që nëse do ta kem hapësirën më të vogël do ti pranoj ata. Ajo kategori e meriton që të jetë pjesë e UP-së. Por të jemi të qartë këta fëmijë nuk do të mund të hyjnë në ato fakultete ku është konkurrenca shumë e madhe. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të mbesin jashtë UP-së”, thotë Dema.

Rektori i ri i UP-së, për Gazetën Fjala shpalosë planet e tij për zhvillimin e Universitetit, sfidat, flet për zërat se ai vie nga politika, punimet e tija të akuzuara për plagjiaturë.

“Zero tolerancë ndaj keqpërdorimeve, bashkëpunim me të gjithë ata që i adresohen rektorit të ri, zbatimi i Statutit të Ligjit për Arsimin e Lartë, transparencë”, janë disa nga premtimet e Demës.

A e keni kompletuar stafin tuaj ?

Marjan Dema: Jemi në proces të kompletimit të stafit, besoj që deri ka fundi i kësaj jave edhe do ta kemi komplet stafin e gatshëm.

Dekanët e Fakulteteve do të jenë ata të cilët do të ma propozojnë stafin. Unë vetëm i kam vu kriteret. Ato kanë qenë një gjithë përfshirje që do të thotë nuk do të ketë prorektor prej një anëtari që është në Këshill Drejtues. Nuk do të ketë prorektor që dyfishohet, nuk do të ketë protektor që vinë nga politika, nuk do të ketë njerëz që janë sjellë në universitet, këshille drejtuese e të tilla. Unë nuk kam asnjë preferencë nga politika për t’i emëruar prorektorët. Në ekipin tim nuk është as edhe një mik i imi, të gjithëve ju kam thënë jo.

Ndërkaq këta janë emrat e prorektorëve të cilët do t’i përcillen për votim Këshillit Drejtues të UP-së.

Naser Sahiti, prorektor për mësimdhënie, Mryrvete Badiviku prorektore për financa, Afrim Hoti prorektor për marrëdhënie ndërkombëtare, Teuta Pustina- Krasniqi prorektore për cilësi, dhe Faton Berisha, prorektor për shkencë, janë emrat e propozuar nga Rektori Dema.

Çfarë do të bëni ju më ndryshe se sa rektorët e kaluar?

Marjan Dema: Do të bëjë shumëçka ndryshe. Fillimisht nuk do të merrem me individ. Do të jem i hapur për të gjithë, kushdo që dëshiron bashkëpunim unë do të jem i hapur për të. E dyta, do të jemi shumë rigoroz në zbatimin e statutit të Ligjit për arsimin e lartë, gjithmonë në harmoni me agjendën evropiane në arsimin e lartë. Transparencën të cilën nuk e ka implementuar askush do ta implementojmë ne. Do ta bëjmë avancimin e të gjitha fushave në veçanti për fushat ku kemi ngecje, në hulumtime shkencore në zbatimin e anës teorike në praktikë. Do të ketë punë praktike të studentëve. Nuk do të ketë pyetje e cila nuk do të ketë përgjigje. Për shumë gjëra do të dalloj nga të tjerët. Universiteti i Prishtinës në kohën time do të jetë lokomotivë e ndryshimeve.

Cila janë nevojat e Universitetit të Prishtinës?

Marjan Dema: Aktualisht unë i kam dhënë disa prioritete. Do të ketë zero tolerancë ndaj mbajtjes së mësimit. Jam në proces të një sistemi elektronik një softueri. Kemi nevojë për laboratorë, hulumtimet shkencore do të jenë në fokusin tonë, rritja e hapësirave, shfrytëzimi i hapësirave në mënyrë racionale. Ne të gjithë e dimë se në UP ka munguar bashkëpunimi. Andaj unë po mundohem që ti vë hallkat e bashkëpunimit, komunikimin me bordin i cili nuk ka funksionuar, po ashtu me senatin e dekanatin. Transparenca do të jetë në rendë të parë. Mendoj që ajo do ta rrisë cilësinë.

A do ti ndryshoni kriteret për pranim në UP për fëmijët e kategorive të dala nga lufta?

Marjan Dema: Fëmijët e dëshmorëve, jo të kategorive të tjera do të bëjë çmos që mos ti lë jashtë universitetit. Garantoj që nëse do ta kem hapësirën më të vogël do ti pranoj ata. Ajo kategori e meriton që të jetë pjesë e UP-së. Por të jemi të qartë këta fëmijë nuk do të mund të hyjnë në ato fakultete ku është konkurrenca shumë e madhe. Fëmijët e dëshmorëve nuk do të mbesin jashtë UP-së.

Pse duhet që politikanët të jenë pjesë e Universitetit të Prishtinës, a po e politizojnë ata UP-në?

Marjan Dema: Këtu ka një keqkuptim. Me një udhëzim administrativ, kryeministri, ministrat kategoria profesorëve që janë të emëruara kanë të drejtë në punë sekondare e cila paguhet 50 për qind. Unë sërish po e them se në Universitetin e Prishtinës nuk do të ndërhyjë politika.

A jeni ju njëri ndër rektorët e politizuar?

Po e cek një herë e përgjithmonë, unë nuk vi nga politika. Unë vi nga shoqëria civile. Nëntë muaj kam qenë në politikë, e ata nëntë muaj duan të mi keqpërdorin. Unë që tetë vite jam në shoqërinë civile. Politika nuk më ka sjellë mua në krye të UP-së. Unë jam karakter i fortë. Për pozitën e rektorit kam aplikuar pesë ditë para se të përfundoj konkursi. Kam pasur dëshirë vetëm që të skenohem dhe të gjithë të hulumtojnë mbi punën time. Unë kam lënë fëmijët, familjen në Amerikë e kam ardh mi i ndihmua këtij vendi. Kam pasur një jetë të qetë e të mirë, por nevoja shpirtërore ka bërë që unë të aplikoj për këtë pozitë.

Gazeta Fjala: Profesorët shpesh-herë akuzohen për plagjiaturë, a do t’i hetoni ju gjatë mandatit tuaj këta profesorë?

Problemi i plagjiaturës është një problem global, jo vetëm tek ne. Unë do të përpiqem që maksimalisht ta minimizoj këtë dukuri. Do të insistoj që ta kemi një program softverik në kuadër të universitetit i cili i krahason punimet e profesorëve. Për krimet akademike do të merret gjykata.

Gazeta Fjala: Njëri nga të akuzuarit për plagjiaturë jeni dhe ju, sa janë të vërteta këto deklarata?

Të gjithë ata që kanë dyshime lidhur me këtë gjë ta thonë haptas . Punimi është publik, le ta marrin e ta shikojnë. Revista nuk është e rrejshme. Unë kam doktoru para të gjithëve. Është punimi, le ta marrin matematikantët, ta shohin a ka vlerë.

Gazeta Fjala: Cilat janë masat që do ti ndërmerrni për ti ndal publikimet në revista të rrejshme?

Unë do të kërkoj nga të gjitha fakultete e Universitetit të Prishtinës që të hartojnë një listë me emrat e revistave të cilat ku mund të botojnë punime shkencore. Secili fakultet do ta sjellë listën dhe në bazë të saj do të bëhen publikimet.

Sa punime të diplomave i keni nënshkruar prej që keni marrë mandatin e rektorit të UP-së?

Të gjitha diplomat janë nënshkruar. Asnjë nuk ka pritur.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së