Rektori Dema: Enver Hasani i ka kryer punët mbrapa shpinës sime

E publikuar: 11/10/2017 08:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Marjan Dema dhe Enver Hasani, dikur bashkëpunëtorë në Universitetin e Prishtinës, janë takuar të martën në gjykatë, shkruan sot Koha Ditore.

Dema, që tash mban postin e rektorit, është ftuar si dëshmitar në procesin ndaj Hasanit, i cili nëntë vjet më parë ishte epror i tij.

Enver Hasani akuzohet për korrupsion për periudhën kur ishte shef i UP-së, e Dema ishte prorektor për Financa. Ani që u takuan sërish, ata nuk u përshëndetën mes vete.

Dema në deklaratën e tij ka thënë se nga perspektiva e tashme e sheh se “Universiteti nuk ka qenë në kohërat më të mira sa e ka udhëhequr ish-rektori Hasani”.