Në 24 orët e fundit në nivel vendi janë regjistruar 22 vdekje nga koronavirusi, shifër kjo rekorde e rasteve me përfundim fatal që nga shpërthimi i epidemisë në mesin e muajit mars.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka dalë me një apel për qytetarët që të shtojnë kujdesin për mbrojtje dhe parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje të rrezikshme infektuese e cila ka prekur tashmë pothuajse të gjithë botën.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë!
Mos lejoni mbylljen e të gjithëve për pakujdesin e disave!
Kudo që vëreni persona që nuk i përmbahen rekomandimeve, i këshilloni!
Këshillimi është obligim qytetar!
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Virusi është kudo! virusi vret!
Ju lutemi përmbajuni rekomandimeve!
Vendosni maskat!
Mos e nënvlerësoni virusin!
Pakujdesi na dërgon shumë shpejt në mbingarkesën e Institucioneve shëndetësore dhe shtimin e rasteve fatale.
Asnjë vend në botë nuk ka kapacitete të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë spitalore të përballojë shtimin e rasteve për shkak të pa përgjegjësisë në mos zbatimin e rekomandimeve tashmë të vetme në mbarë botën: MASKA, DISTANCA, HIGJIENA!
Sot janë raportuat 22 raste te vdekjes. Ngushëllime të sinqerta për të gjithë. Ky është numër rekord deri tani. Mjekët në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale dhe njerëzore.
Numri i rasteve pozitive vazhdon të jetë i lartë dhe brengosë si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave. Ju lutemi të keni kujdes në mbajtjen e maskave, mbani distancë dhe higjienën personale.
Edhe përkundër masave dhe rekomandimeve vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.
Apelojmë te qytetarët, institucionet publike e private, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.
Burimet e infeksionit janë të shpërndara në institucione publike, private, agjenci, shkolla e amvisëri, të cilët kanë mund të infektohen kudo prej vendit të punës në institucione publike e private, gastronomisë, super-marketeve, ku pjesa dërmuese shihen pa maska në vende të punës.
Si pasojë e mos bartjes së maskave nga ju, qytetarë të nderuar, po rrezikohet shëndeti i juaj dhe i qytetarëve të tjerë dhe po rëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar.
Pakujdesia e juaj shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.
E dimë se qytetarët kanë nevoja për shërbime të përditshme andaj bëjmë apel t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit.
Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtjes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.
Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve.
Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin AntiCOVID-19, Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse, duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.
Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!
Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!
Ne po punojmë për ju pa ndërpre, andaj na ndihmoni pak që të ju ndihmojmë shumë!
Ne ju treguam qe nëntë muaj se mund ta mbajmë nën kontroll covid-19 vetëm së bashku!
Mbani maska-shpëtoni jetë! së bashku kursejmë jetë!
Është në dorën e secilit të kontribuojë në këtë situatë të rënduar dhe të bindni së paku një person ti përmbahet rekomandimeve të institutit kombëtar!.