Rekord porosish për iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus

E publikuar: 15/09/2015 00:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Apple prezantoi javën e kaluar iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus. Kompania ka nisur të pranojë porositjet për këta dy telefona inteligjentë dhe do të tregtohen më 25 shtator. Porositë për këta telefona kanë qenë aq të mëdha, sa Apple është duke pritur që të thyejë rekordin e vitit të kaluar, ku shiti mbi 10 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus gjatë fundjavës së parë.

Vitin e kaluar, mbi 4 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus u porositën që në 24 orët e para, ndërsa për këtë vit Apple nuk ka dhënë një shifër të saktë, por vetëm ka thënë se kërkesat për pajisjet e reja priten të jenë të mëdha.

Ka shumë mundësi që të shiten më shumë njësi të telefonave të rinj inteligjentë, duke qenë se iPhone 6s po shitet edhe në Kinë, ndryshe nga pajisjet e vitit të kaluar, të cilat fillimisht nuk u shitën në tregun kinez./krokodili/