Rekomandimet e Auditorit s’përfillen nga komunat (Video)

E publikuar: 22/05/2015 11:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Institucionet qendrore dhe ato lokale po zhvlerësojnë asetet e shtetit. Vlera neto e pasurisë jokapitale është 4,187,269,552 euro. Nëntë Organizatat Buxhetore të nivelit lokal dhe dy të nivelit qendror nuk e kishin prezantuar fare pasurinë jokapitale. Kjo reflekton paqartësi lidhur me të drejtat e pronësisë ndaj disa pasurive dhe mungesë të dëshmisë për pronësinë e tyre.

Po ashtu, mangësi janë hasur edhe te raportimi i vlerës bruto të pasurisë, kategorizimi i pasurisë dhe llogaritja e zhvlerësimit. Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2013.

Ky raport i është prezetuar Kuvendit të Kosovës me vonesë për shkak të mos konsiludimit të institucioneve të vendit. Artan Venhari, zëvendës në Auditorin e Përgjithshëm ka thënë se rekomadimet të cilat i kanë paraqitur kanë qenë edhe drejtë institucioneve mbikëqyrëse Kuvendit dhe Qeverisë dhe organizatave buxhetore menaxhmenteve.

“Disa prej mangësive kryesore të cilat i kemi gjetë ka qenë edhe zhvlerësimi i aseteve, e cila ka qenë një mangësi shumë e madhe dhe që ka tregu që ekziston rreziku i nënvlerësimit të pasurive që i kanë si në nivel qëndrorë edhe në nivel lokal, edhe paraqitja e pagesave nga palët e treta mirëpo edhe përcjllja e borxheve nga një vit në vitin tjetër të cilat janë në rritje e sipër”, ka thënë Venhari.

Përderisa të institucionet qendrore ka pas përmisime të vogla sa u përketë qështjeve që ka adresuar Auditori, komunat nuk kanë marrë për bazë rekomandimet, ngase 60% e rekomndimeve nuk janë adresuar.

Auditori për pakënaqësitë e institucioneve për vlerësimet e caktuar kërkon dëshmi, ndërsa në fund të muajit gusht do të paraqitet raporti për vitin 2014, i cili do të përbëhet nga 118 raporte individuale.

Për gjetjet tjera të Auditorit të Përgjithshëm ndiqeni kronikën.

/Tribuna Channel/