“Regjimi në Serbi duhet hequr qafe”, biseda e plotë e Kurtit me “kryeministrin” letonez: Ja si reagon ndaj provokimeve për Trump

E publikuar: 26/03/2025 22:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Albin Kurti ka rënë pre e kurthi ku dy komedianët e njohur rusë Vovan dhe Lexus e kanë telefonuar dhe janë hequr si Presidenti i Letonisë.

Në 10 minuta bisedë, e cila gjendet e përkthyer më poshtë, Kurti akuzon Grenell se pati dorë në rrëzimin e qeverisë së tij në vitin 2020, duke thënë se ishte e vetmja qeveri që u rrëzua gjatë pandemisë.

Kurti jep mendimin e tij gjithashtu për protestat në Serbi apo mënyrën se si SHBA dhe BE duhet të sillen me Ukrainën.

Biseda

Rusët: Dua t’ju përgëzojë për fitoren tuaj, për fitoren tuaj të madhe.

Kurti: Faleminderit shumë për urimet.

Kurti: Kjo luftë hibride kundër qeverisë sonë në fillim dhe kryesisht nga Serbia, por edhe nga Rusia, por edhe nga disa elementë në Kosovë. Lufta hibride, dezinformimi dhe, së dyti, premtimet irracionale të opozitës. Ata ishin duke flirtuar disi me luftën hibride. Dhe së treti ishin disa oligarkë në vendin tonë, veçanërisht njëri prej tyre që ka në pronësi një stacion televiziv.

Rusët: Çfarë mendoni për zgjedhjet e fundit, kam dëgjuar çfarë keni thënë ju çfarë po ndodh me ambasadorin special Grenell.

Kurti: Gjatë këtyre katër viteve kundër meje, ai ishte instrumental në rrëzimin e qeverisë sime për herë të parë në vitin 2020. Unë isha e vetmja qeveri që u rrëzua gjatë pandemisë. Tani ai është i rreshtuar me opozitën. Ai ka marrë nderim të rëndësishëm në Beograd për punën e tij si diplomat. Nuk është mirë të marrësh një nderim të tillë nga një vend autoritar dhe të pretendosh që je neutral. Ai ka një punë të re tani, te Kennedy Institution, e drejton atë në SHBA ku duhet të bëjë pakt me vlerat amerikane. Presidenti Trump e vendosi atë kundër LGBT-ve, e kuptoni çfarë po them. Z. Grenell është vetë gay.

Rusi: Ju e dini që unë jam gay?

Kurti: Jo nuk e di.

Rusi: Jam i hapur, që do të thotë jam kundër tij.

Kurti: Ka qenë një goditje për të gjithë ne pozicioni që i është dhënë. Trump njoftoi se ishte i lumtur të bënte të ditur se Grenell do të shërbejë si drejtor ekzekutiv interim në Kennedy Center.

Rusi: Për mua, qëllimi më i mirë është mbyllja e Rusisë.

Kurti: Jam plotësisht dakord sepse nuk do të kemi paqe në Europë asnjëri prej nesh me ekspansionin e Rusisë. Ne në Ballkan jemi të dobët, Moldavia është e dobët. Ne në Ballkan nuk jemi ende pjesë e NATO-s dhe duam të bëhemi pjesë e NATO-s, sa më shpejt të jetë e mundur. Por janë katër shtete të NATO-s që nuk na kanë njohur, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Greqia.

Rusi: Ju e dini, ka disa probleme me Sllovakinë dhe Ficon dhe disa probleme në Rumani.

Kurti: E dhe dhe ata po bëhen disa popuj të ekstremit të djathtë për shkak të luftës hibride dhe prej dezinformacionit. Po, jam shumë i shqetësuar. Shpresoj që këto gjëra do të rregullohen me Komisionin e ri Europian, megjithatë mendoj se po humbasim shumë kohë duke mos qenë të bashkuar në veprim kundër Kremlinit. Mendoj se Ukrainës i duhen siguruar më shumë pajisje, pajisje ushtarake për të luftuar dhe fituar. Mendoj se në këto tre vite më shumë duhej bërë dhe ende më shumë mund të bëhet. Ukraina po luftonte në bejetë dhe forca militare perëndimore duhet të tregojë veten. Kujtoj që në fillim të viteve 80 talebanët në Afganistan morën armë nga ushtria amerikane për të përzënë Bashkimin Sovjetik. Edhe talebanët morën shumë pajisje për të përzënë Bashkimin Sovjektik. Tani Ukraina duhet të përëzërë Federatën ruse, por për të arritur këtë fund…

Rusi: A po krahasoni Ukrainën me talebanët?

Kurti: Jo, jo jo. Nuk po i krahasoj ata. Jam duke thënë që është shumë e rëndësishme që të kenë armë të sofistikuara kundër Rusisë. Po them që edhe talebanët, kjo organizatë kriminale katër dekada më parë, morën pajisje ushtarake amerikane kundër Bashkimit Sovjetik. Atëherë SHBA donte që të përzinte Bashkimin Sovjetik dhe ndihmoi në lirinë e Afganistanit, pra armët amerikane shkuan në duart e gabuara. Në ukrainë ne kemi një qeveri demokratike dhe ata duhen mbështetur për çdo gjë që kërkojnë. Kjo është ajo që po them. Ne jemi duke blerë armë nga SHBA, Britania, Kroacia, Turqia dhe do të ndërtojmë një fabrikë armësh në Kosovë. Kjo është ajo që do të bëjmë për të prodhuar municione. Ne jemi duke vlerë shumë por gjithashtu duam që të prodhojmë.

Rusi: Po përgatiteni për luftën globale?

Kurti: Po përgatitemi që t’i bashkohemi NATO-s të forcojmë ushtrinë tonë dhe ta bëjmë armikun tonë Serbinë që ta mendojë dy herë përpara se të na sulmojnë sërish. Ata na kanë sulmuar disa herë shekullin e kaluar. Ne duhet të jemi më të fortë.

Rusi: Pyetja ime është ku është problemi me tubacionin e Iber Lepencit?

Kurti: Po, ata e shpërthyen por ne e e riparuam.

Rusi: Kush ishte pas tyre?

Kurti: mendoj se ishte Serbia, ndoshta dhe Rusia, por e sigurtë që ishte Serbia.

Rusi: Jeni i sigurt

Kurti: Po, kishte shumë elementë që të çojnë në këtë drejtim, pas tyre ishte grupi i Radoiçiç.

Rusi: Çfarë mendoni për suportin e USAID? Trump do ta mbyllë këtë program.

Kurti: SHBA ka qenë ndihmë për ne prej 25 vitesh bashkëpunim i fortë dhe i ngushtë, por tani nuk e di, administratë e re, qëndrime të reja. Është e rëndësishme të hiqen masat ndaj Kosovës dhe të na ndihmojnë të futemi në Këshillin e Europës dhe NATO. anëtarësimi në BE do të marrë kohë, por anëtarësimi në Këshillin e Europës dhe NATO mendoj se mund të bëhen shumë shpejt.

Rusi: Çfarë mendoni për protestat në Beograd? Mendoj se shumë njerëz nga vendet e Perëndimit janë gati të heqin Vuçiç nga posti i tij.

Kurti: Po, por opozita në Serbi, në formën e një lëvizje masive studentore nuk po merr mbështetje nga BE dhe SHBA. ata duhet ti mbështesin më shumë.

Rusi: Cili është propozimi juaj? Si mund të zgjidhet ky ekuacion?

Kurti: Propozimi është të hiqet qafe ai regjim në Serbi që është pro-rus dhe Serbia të njohë Kosovën. Serbia duhet ta njohë Kosovën. Por nuk ka mjaftueshëm presion ndaj Beogradit nga Perëndimi.