“Regjimi i Zajdenicës” – PSD bllokon hyrjen para Kuvendit, s’i lë deputetët të hynë

E publikuar: 03/11/2023 10:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Socialdemokrate e Kosovës ka mbajtur sot një aksion tek Kuvendi.

Ata kanë bllokuar hyrjen e Parlamentit, aty ku sot do të mbahet një seancë e rëndësishme.

Madje ata në hyrje të Kuvendi u kanë vendosur deputetëve të VV-së nga një medalje në shenjë falënderimi për punën e bërë në themelimin e Asociacionit.

“Sot është seanca e Zajdenicës, fillimisht edhe deputet janë të Zajdenicës. Po ua japim nga një medalje për punën që e kanë bërë për themelimin e kësaj Zajdnicës.”

Në të njëjtën, do të raportojë kryeministri Kurti për takimet dhe dakordimet në Bruksel për Asociacionin dhe çështje tjera që lidhen me dialogun.