Eric Bailly ka thënë se është Jose Mourinho ai që e ka bindur që të kalojë në Manchester United edhe pse kishte interesim edhe nga Barcelona dhe Manchester City.
Të tri klubet kanë qenë të interesuara që të nënshkruajnë me lojtarin në vitin 2016.
“Isha në Bregun e Fildishtë, mora thirrje nga një numër portugez, ai u prezantua dhe unë nuk mund të besoja fillimisht”.
“Para se të shkoja te Man United, ishte City që më kishte përcjellë nga afër. Më mendjen time kisha shkuar atje. Por në fund ndryshoi gjithçka”.
“U ndjeva se Mourinho ishte ai që më kërkoi me të vërtet. Ai tregoi më të vërtet interes dhe më tregoi se pse duhet të kaloj në Man United”.
“Man City kishte kontaktuar agjentin tim, Barcelona po ashtu kishte folur me agjentin tim, por ishte interesimi i Mourinho direkt. Ai më bëri ta kaloj të kjo skuadër”, ka thënë Bailly. /Telegrafi/