El Shehaby nga Egjipti humbi kundrejt Or Sasson në kompeticionin xhudo 100 kg për burra këtë të premte.
Sasson rrëmbeu kështu medaljen e bronztë.
Pas kësaj, El Shehaby refuzoi t’i jepte dorën izraelitit. Megjithatë turma duket se e ndëshkoi për veprimin teksa filloi të brohoriste në shenjë proteste.
Federata Ndërkombëtare e Xhudos nuk i urdhëron lojtarët të shtrëngojnë duart pas ndeshjeve.
Zëdhënësi i Komunitetit Olimpik Ndërkombëtar Mark adams tha në një konferencë për shtyp javën e kaluar se incidenti do të shqyrtohet.
“Ne besojmë se Lojërat Olimpike duhet të jenë për të ndërtuar ura dhe jo mure” tha ai.
Ndërkohë Sameh Mubasher, kryetar i Federatës Egjiptiane u shpreh për CNN: “Ai nuk u ndëshkua. El Shehaby u kthye në shtëpi ashtu siç ishte planifikuar. Ai nuk bëri asgjë gabim, u tregua i sjellshëm”.


















