Vetëm kur hiqet Taksa 100% dhe të krijohet Qeveria e re e Kosovës, mund të pritet një vizitë e nivelit të lartë shtetëror në Prishtinë. Përndryshe do të vazhdojë izolimi, transmeton Gazeta Metro.
Ishte raportuar se një vizitë e nivelit të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) do të vizitojë Kosovën gjatë gushtit për të ndihmuar zhbllokimin e proceseve, por KTV mëson se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundshme pa u hequr taksa 100%, dhe pa u krijuar Qeveria e Re nga zgjedhjet e parakohshme.
Kjo vjen si përcjellje e mesazheve negative ndaj Kosovës nga diplomacia amerikane si pasojë e pezullimit dhe bllokimit të proceseve si bisedimet me Serbinë dhe prishja e mundësive për një mundësi marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë.
Siç edhe ka raportuar Metro, ka pasur të jetëedhe në Serbi por edhe në Kosovë, ku me theks të veçantë do të jetë raportet e acaruara mes dy vendeve.
Bllokimi i proceve rreth njohjes së Kosovës nga Serbia, me ndalimin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe vendimet e fundit të Qeverisë Haradinaj lidhur me taksën 100%, që bllokoi këto procese tash e 6 muaj, ka shtyrë diplomacinë amerikane të dërgojë një delegacion special në Prishtinë, i cili tashmë ka ashpërsuar edhe më shumë qëndrimin ndaj lidershipit të Kosovës.
Theksojmë se Qeveria në krye me Ramush Haradinajn njihet për jokonstruktivitet politik me Brukselin dhe Washingtonin si dhe për proceset e tjera ndërkombëtare, të cilat u kundërshtuan dhunshëm dhe me gaz lotësjellës, siç ka qenë rasti të demarkacioni.
Veç kësaj, Haradinaj po ashtu bllokoi procesin e bisedimeve duke vendosur taksën 100 përqind e cila ndikoi ne izolimin dhe bojkotimin e Kosovës nga BE, si dhe mori kritika të ashpëra nga SHBA.
Kujtojmë se pas gjithë këtyre ka reaguar edhe Ndihmës Sekretari Amerikan, Philip Reeker, i cili ka thënë se amerikanët nuk po krenohen fort me shqiptarët kohëve të fundit dhe se dy shtetet nuk i kanë më mardhëniet e mira siç i kishin dikur./gazetametro.net

















