Komiteti i Apelit i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) ka refuzuar ankesat e presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, dhe nënpresidentit Michel Platini kundër ndalesës 90-ditëshe nga të gjitha aktivitetet e futbollit.
Ata janë suspenduar në muajin tetor, derisa Komiteti për Etikë i FIFA-s të hetojë akuzat për korrupsion kundër tyre.
Blatter, 79 vjeç, akuzohet për nënshkrimin e një kontrate “të pafavorshme” për FIFA-n dhe për një “pagesë të paligjshme” për presidentin e UEFA-s, Platini.
Të dy ata mohojnë çdo keqbërje.