Der Migrant’ quhet seria e re e fotove të fotografit hungarez Norbret Baska. Qëllimi i këtij photoshooting-u ishte që të pasqyronte figurën e femrave refugjate, të cilat detyrohen të përballen me peripeci të ndryshme.
Femra modele shihet tek pozonte me një shallë pseudo-islamike në një ambient të improvizuar të kampeve të refugjatëve.
Ky material ishte pritur me reagime shumë negative, në Twitter, aty ku edhe ishte publikuar projekti.
Një komentuese kishte shkruar: “Nuk e kuptoj idenë e Norbert Baskas. Nëse ai ka dashur të vetëdijësonte botën për ngjarjet e fundit me refugjatët sirianë, ai e ka gjetur mënyrën më të poshtër për ta bërë këtë”.
Nga ana tjetër, ideatori i projektit ‘Der Migrant’ është shprehur kështu:
“Shumë njerëz nuk e kuptojnë këndvështrimin tim dhe as nuk tentojnë të bëjnë një gjë të tillë. Qëllimi im nuk ka qenë që ta glamurizojë situatën. Vetëm kam dashur që ta prek këtë realitet nga një pikëpamje tjetër”.