Kur Osama Abdul Mohsen dhe djali i tij Zaid u penguan nga një kameramane hungareze dhe u rrëzuan në tokë, pushtuan mediat kudo në botë.
Siriani heziton të diskutojë për ditën kur ai u bë i njohur për miliona njerëz. I ulur në një bar të Getafe, qytezë pranë Madridit, refugjati tund kokën dhe thotë se nuk preferon të flasë për Petra Laszlo, gazetaren që e pengoi me këmbë teksa mbante në krahë djalin e tij në Hungari.
“Jam i zënë me gjëra të tjera dhe nuk dua të mendoj për të,” thotë ai ndërkohë që mbaron filxhanin me kafe.
Vitin e kaluar, në 8 shtator, trajneri 56 vjeçar i futbollit pushtoi mediat kudo në botë pasi u publikuan pamjet që tregonin Laszlo-n duke penguar me këmbë Mohsen dhe djalin e tij 7 vjeçar teksa ia mbathnin nga policia.
Si shumë refugjatë të tjerë sirian, ai u largua nga lufta civile në Siri dhe shpresoi të ndërtonte një jetë të re për veten dhe familjen e tij në Evropë.
Veprimet e Laszlo provokuan dënim global, por Mohsen shprehet se ai nuk mban mëri ndaj saj.
Tanimë ai jeton në Getafe me dy fëmijët e tij. Ai ka një leje qëndrimi, një punë si trajner në akademinë e futbollit CENAFE dhe fiton1,200 euro. Punëdhënësi i tij gjithashtu i ka siguruar një apartament dhe mësime spanjishteje falas.
Megjithëse Mohsen i shpreh mirënjohjen e tij CENAFE dhe të gjithëve atyre që e kanë ndihmuar për të pasur një jetë më të mirë në Spanjë, ai duket i shqetësuar dhe jo i lumtur.
Gruaja dhe dy fëmijët e tij janë në Turqi. Pavarësisht garancive të njëpasnjëshme nga qeveria, ai thotë se familja e tij nuk ka marrë ende vizë për të hyrë në Spanjë. /kp
–