Refugjati nga Kosova mbyt gjermanin në ballkonin e banesës së tij

E publikuar: 21/07/2015 23:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Viktima në orën shtatë të mëngjesit të së mërkurës së kaluar ishte goditur me një shishe të birrës, ndërsa më pas është mbytur me një jastëk.

Tri ditë pasi u gjet trupi i pajetë i Udo Z. (50-vjeçar) në ballkonin e banesës së tij në Freiberg të Gjermanisë, të premten e kaluar është arrestuar një i dyshuar. Sipas gazetës gjermane Bild, i arrestuari është një 21-vjeçar me prejardhje nga Kosova.

“Një i dyshuar është arrestuar të premten. Ai tani gjendet në paraburgim”, ka thënë një zëdhënës i policisë, përcjell albinfo.ch.
Siç bëhet e ditur, viktima në orën shtatë të mëngjesit të së mërkurës së kaluar ishte goditur me një shishe të birrës, ndërsa më pas është mbytur me një jastëk.

1/1

Ndërkohë, gazeta tjetër gjermane “Freie Presse” njofton se i dyshuari është azilkërkues nga Kosova dhe arrestimi i tij është bërë në qendrën e azilit në Chemnitz, përcjell albinfo.ch.

Udo Z. ishte fans i pasionuar i ekipit futbollistik BSC Freiberg, kurse më herët ishte edhe trajner i të rinjve të këtij klubi.