Refugjatët në shej të grevës së urisë, kepin gojën e tyne (Foto)

E publikuar: 23/11/2015 17:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nji grup i refugjatëve iranianë e kane kepe gojën e tyne dhe kane fillue grevën e urisë në kufinin greko-maqedonas.

Mbas vendimit që asnji refugjatë të mos hyj në territoin e Maqedonisë, nji grup refugjatësh nga Irani e kane gjetë nji mënyrë për me protestue, raporton “The Independent”.

 

Ata e kane kepe gojën e tyne me pe e gjilpanë në shej proteste për shkak të politikave të emigracionit, të cilat u bane ma të ashpra mbas sulmeve terroriste në Paris dhe që i mbajnë të bllokuem refugjatët nga Siria, Iraku e Afganistani.

 

Iranianët, marokenët e pakistanezët po qëndrojnë karshi policisë tue provue me i bllokue linjat e trenit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.

 

Mas paku gjashtë iranianë e kane keqe gojën e tyne dhe kane shkrue në trupat e tyne fjalët “Iran” dhe “freedom – liri”.

 

“Nuk mund të kthehen. Kane me më vra”, tha nji refugjatë me emnin Hamid 34 vjeçar, i cili asht inxhiner elektrik.