Ai ka publikuar në rrjete sociale një status ku shkruan se do të kishte bërë mirë të mos kishte marrë pjesë në këtë konkurs ashtu siç kishte vendosur më parë. .
“Kjo kenge lindi ashtu nga une , u vesh aq bukur e me fines nga orkestrimi i Genti Myftarait , filoj te flas me vargjet e Timo Flokos …. Keshtu qe filloj te ec me kembet e saj e te rritet ashtu ngadal ngadal ne rruget e panjohura me njerez qe e duan dhe e poshterojne me ata qe e puthin e ata qe e peshtyne gjthsesi tani doli ne jete e do ec vete …. Po per nje gje me vjen keq , e vrava me duart e mija pa lindur mire Shkela mbi nje parimin tim qe isha betuar qe kurr nuk do merrja pjes neper konkurime e festivale po thjesht do isha nje spektator i mire i tyre JU DUA …..,”-përfundon Redoni statusin e tij në rrjete sociale.
Vendi i parë i festivalit e fitoi këngëtari Eugent Bushpepa me këngën “Mall”./Gazeta Express/


















