Kryesore

Reciprociteti me targat, Qeveria pret përfundimin e zgjedhjeve në Serbi!

10.04.2016 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Print

Pala serbe vazhdon të mos respektojë marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për targat e automjeteve. Qytetarët e Kosovës që hynë në territorin serb me automjete, janë të obliguar të vendosin targat me mbishkrimin prova

Pavarësisht deklaratave publike të zyrtarëve të Qeverisë se do t’i vendosin reciprocitet edhe për qytetarët serb, duke iu hequr targat serbe dhe për t’i vendosur ato prova, një gjë e tillë nuk po ndodh. Ministria e Punëve të Brendshme kishte hap tender urgjent për furnizim me targa, ku edhe ka nënshkruar kontratë me kompaninë e cila do të prodhonte targat me mbishkrime RKS dhe prova të dedikuara për automjetet serbe.

Zyrtarët e ministrisë së Punëve të Brendshme nuk pranojnë se kanë hapur tender emergjent për targa, ani pse në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), në përshkrim të tenderit thuhet: “Furnizim emergjent me targa për regjistrim të automjeteve”.

Ministrja pa portofol , Edita Tahiri ka konfirmuar për Kp, që pala serbe vazhdon të aplikojë tabelat me prova por që sipas saj, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian janë marrë vesh që çështja e reciprocitetit për targa do të implementohet pas zgjedhjeve në Serbi.

“Problemi me targa është ajo që Serbia vazhdon me i aplikua targat prova, ndaj tabelave të Kosovës ose RKR-së. Për këtë çështje në janar kemi biseduar në Bruksel, pala serbe ka premtuar se menjëherë pas zgjedhjeve në Serbi do të jetë e gatshme për reciprocitet, që nënkupton kërkesën tonë që e kemi bërë, ose të hiqen plotësisht targat e Serbisë me prova ose edhe ne do t’i vejmë targat prova apo do të ketë edhe një zgjedhje të mundshme tjetër. Por kjo do të bëhet plotësisht bazuar në reciprocitet. Për këtë arsye nuk ka pasur gatishmëri nga pala serbe para BE-së që të gjendet zgjidhja me reciprocitet”, tha Tahiri në një bisedë telefonike.

Rrahim Pacolli, kryesues i delegacionit të Kosovës për të dialoguar me Brukselin lidhur me kartonin e gjelbër, mendon se është jo logjike që t’i jepet hapësirë palës serbe dhe mos të vendoset reciprocitet. Sipas tij, është e pakuptimtë që tani ka edhe kompani të zgjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme për vendosjen e targave prova për qytetarët serbë që hynë me automjete në Kosovë e që nuk po zbatohet në praktikë.

Ministria e Punëve të Brendshme në muajin mars kishte nënshkruar kontratë me kompaninë, “G3 Inxhiniering & Rade Konçar ”, për furnizim emergjent me targa për regjistrim te automjeteve. Sipas njoftimit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), vlera e kontratës arrin shumë 93,411.00 euro. Ndërsa, sipas njoftimit të kësaj kontrate në KRPP, thuhet se kohëzgjatja e kontratës është se ajo fillon të implementohet më 23 mars të këtij viti dhe përfundon më 22.06.2016.

Përfaqësuesi i kompanisë “G3 Inxhiniering & Rade Konçar”, Shaban Hoti i cili ka konfirmuar përmes telefonit për kp se e ka fituar tenderin për targat. Ai nuk ka dashur të jap prononcim para kamerës por përmes telefonit tha se sipas kontratës që e ka me Ministrinë e Punëve të Brendshme, ai do të bëjë furnizimin me targa të Kosovës, RKS po nuk ka treguar nëse është e specifikuar në kontratën e tenderit për vendosjen e targave Prova.

Kurse, në përgjigjen elektronike, zyrtarët e MPB-së, thonë se nuk kanë hap tender emergjent për targat dhe se këto konstatime të redaksisë nuk qëndrojnë.

“Më lejoni të iu njoftoj se MPB nuk ka iniciuar asnjë procedurë urgjente për targa që do t’i përdorin serbët që hynë në Kosovë me targave serbe. Sa i përket konstatimeve tuaj mund të themi se nuk qëndrojnë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së