Kjo recetë është shumë e vjetër, dhe konsiderohet se për tetë shekuj rresht është përcjellë nga dora në dorë dhe përmes gojëdhënave.
Ky ilaç natyral është treguar shumë i suksesshëm te plogështa e zemrës dhe sëmundjet e tjera të zemrës. Mund të përdoret tek aritmia, kur jeni nën stres. Po ashtu, është treguar edhe si ilaç shumë i shëndetshëm tek “angina pectoris”
Përbërësit:
10 kërcej të freskët majdanoz (pa rrënjë);
1 litër verë të bardhë ose të zezë, vendore;
2 lugë uthull të verës dhe
300 gramë mjaltë natyral.
Përgatitja e ilaçit:
Dhjetë kërcejtë e majdanozit, së bashku me gjethet, i vendosni në një litër verë të bardhë ose të zezë, të pastër e vendore si dhe shtojini edhe 2 lugët e uthullës së verës. Zieni për 10 minuta në zjarr të lehtë, kujdes mos të digjet. Më pas shtoni edhe 300 gramë mjaltë të bletëve dhe e lini të zihet ngadalë edhe për katër minuta. Verën e nxehtë e derdhni nëpër shishe të pastra, mbyllni mirë.
Përdorimi:
Lëngu përdoret përditë, nga një lugë të supës derisa të ndalet dhembja. Për sëmundjet më të rënda nevojitet ta zgjatni afatin kohor të përdorimit.