Realizohet një operacion i rrallë në Spitalin e Mitrovicës

E publikuar: 22/03/2021 13:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka njoftuar se është kryer me sukses një operacion i rrallë, në Repartin e saj të Urologjisë.“Në repartin e Urologjisë̈, në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës, realizohen intervenime urologjike nga më të ndryshmet dhe më të komplikuarat.
Një operacion i rrallë për herë të parë është realizuar në repartin e Urologjisë nga ekipi operatore e urologëve dhe anesteziologëve”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës.