Sot në ANP “Adem Jashari” u realizua fluturimi i parë për destinacionin e Berlinit me kompaninë ajrore Easy Jet dhe me këtë rast u mbajt një ceremoni inaguruse. “Ne vazhdimisht kemi bërë përpjekje për të sjellë kompani të reja ajrore dhe për të shtuar destinacione të reja. Prandaj, me lansimin e programit stimulues kemi arritur që në një afat shumë të shkurtë sot të kemi rritje të vazhdueshme si në numër të fluturimeve, po ashtu edhe në numër të udhëtarëve dhe si rezultat i kësaj ne sot inagurojmë edhe fluturimin e parë për Berlin nga kompania Easy Jet” – tha drejtori gjeneral i ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.
Easy Jet si kompani ajrore operon në tregun e Kosovës që nga viti 2010. Gjatë kësaj periudhe Easy Jet, dega në Zvicër është duke operuar me 6 fluturime per Basel dhe me 4 fluturime për Gjenevë. Ndërkaq, nga ky muaj do të filloj me fluturime Easy Jet dega ne Angli ku do të ketë 3 fluturime për Berlin.