Ministria e Shëndetësisë ka caktuar datën e 28 qershorit për të lejuar përsëri fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Sot, ANP, përmes një postimi në “Facebook”, u ka uruar mirëseardhje udhëtarëve të parë që mbërritën në Kosovë pas pandemisë.
“Eshtë kënaqësi të mirëpresim fluturimin e parë Basel me Air Mediterrenean, fluturim ky që solli udhëtarët e parë me datë 28.06.2020 në ora 00:50 pas më shumë se tre muaj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA”, thuhet në postimin e ANP-së.
ANP-ja ka bërë të ditura poashtu edhe rregullat të cilat duhet të respektojnë udhëtarët.
Për çdo fluturim pasagjerët janë të detyruar që të paraqiten në aeroport 3 orë para fluturimit; vetëm udhetarët lejohen të hyjnë në ndërtesën e terminalit; duhet të mbahen maskat dhe distanca gjatë gjithë kohës.