Ndeshja e së shtunës mes Real Madridit dhe Getafes në Santiago Bernabeu, do të jetë ndeshja e fundit e Carlo Ancelottit si trajner i skuadrës mbretërore, shkruan gola.com
Ancelotti po përfundon vetëm sezonin e dytë te Real Madridi, ndërsa këtë edicion, po e përfundon pa asnjë trofe, diçka kjo e papranueshme për një skuadër që bënë shpenzimet më të mëdha në futboll, në afrimin e lojtarëve më të mirë.
Rafael Benitez, po llogaritet njëra ndër alternativat më të mundshme për të zëvendësuar Ancelottin, i cili tani edhe është informuar nga drejtuesit e klubit, se janë të interesuar edhe për trajnerë të tjerë.