Reali ka vendosur ultimatum dhe skuadra e tij duhet të reagojë në ndeshjen që do të luhet në datën 30 dhjetor në “Bernabeu”. Benitezin nuk e shpëton vetëm fitorja, pasi edhe goleada e shënuar ndaj Vajekanos nuk ishte aspak domethënëse për tifozët e skuadrës merengese.
Në sfidën e radhës që ka Reali përpara mbylljes së këtij viti, fitorja nuk diskutohet. Përveç triumfit në shtëpi, duhet që të gjithë lojtarët të ngelen të kënaqur nga prezantimi i skuadrës dhe loja që do të zhvillojnë.