Tek Reali Madridid është kohë rinovimesh. Si rrallë herë në historinë e klubit “Los Blancos” merkato verore u mbyll pa shumë blejre të bujshme e ndoshta sepse në planet e drejtusve të klubit janë rinvomivet e kontratave të një numri jo të vogël futbollistësh. Padyshim emri i parë në listë është ai i tre herë fituesit të “Topit të Artë” Cristiano Ronaldo, i cili edhe më herët ka deklaruar se dëshiron që karrierën e tij ta mbyllë te Reali Madridit. Pas tij vjen Gareth Bale. Uellsiani ka një kontratë që skadon në 2019. Sulmuesi ka treguar se është një lider i vërtetë në fushën e blertë dhe ketë fakt e ka vërtetuar dhe gjatë ketyre javëve të para të Primera Division, ku ekipit të Zinedine Zidane i është dashur të luajë pa portugezin Cristiano Ronaldo.
Për të arritur tek goli nuk mjafton vetëm një sulm i mirë por, duhet dhe një mesfushë cilësore. Luka Modric prej kohësh është shndërruar në një nga shtyllat më të rëndësishme të madrilenëve. Kroati ka një kontratë që përfundon në 2018 dhe nga rinovimi ai pritet të përfitojë dhe një super pagë vjetore. Tabloja e futbollistëve që do të vazhdojnë aventurën e tyre tek Reali Madridid mbyllet me Toni Kross. Gjermani ka një kontratë që përfundon në 2020 dhe Presidenti Florentino Perez kërkon ta blindojë 26-vjecarin në mënyrë që asnjë klub tjetër të mos kërkojë transferimin e tij, vetëm në rast se do të paguhet klauzola e futbollistit, që pritet të arrijë një shumë marraëndëse falë rinovimit.