Uruguajani i Real Madridit, Federico Valverde, në minutën e 59 e zhbllokoi ndeshjen e Superkupës së Evropës, në duel me Atalantan.
Vetëm nëntë minuta më pas, doli në skenë ylli francez që u transferua këtë verë te “mbretërit”, Kylian Mbappe, duke e dyfishuar rezultatin, me golin e tij të parë për “Los Blancos”, që në debutim.
Kaq edhe i mjaftoi “mbretërve” për t’i pasuruar vitrinat e klubit edhe me një trofe të Evropës.
Me këtë triumf, merengezët bëhen skuadra me më së shumti Superkupa evropiane të fituara, pasi kjo e sotmja ishte e gjashta. Pas tij qëndron rivali i përbetuar në Spanjë, Barcelona dhe gjiganti italian, AC Milan, që i kanë nga pesë sosh.
Ndërkohë mbojtjen e titullit në La Liga, Real Madrid e nis si mysafir i skuadrës së Vedat Muriqit, RCD Mallorca, kurse Atalanta në javën e parë të Serisë A, udhëton te Lecce e Ylber Ramadanit.