Reali gjunjëzoi Cityn

E publikuar: 24/07/2015 17:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka mposhtur bindshëm, me rezultatin 4-1, Manchester City në ndeshjen e luajtur për turneun miqësor “International Champions Cup” në Melburn të Australisë.

Disa aksione të shkëlqyera sulmuese i dhanë Realit një avantazh të dyfishtë, në mesin e pjesës së parë, kur Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo mposhtën portierin Joe Hart në sytë e 100 mijë sikuesëve (99,382).

Pep shënoi me kokë gjatë një goditje nga këndi, në fundin e pjesës së parë, por 45 minutat e para u mbyllën 1-3, sepse anglezët shënuan me penalltinë e shndërruar në gol nga Yaya Toure. City nuk mundi për asnjë moment të cenojë suksesin skuadrës së Rafa Benitezit, ndërsa Reali kompletoi “pokerin” me golin e Denis Cheryshev, pas kromimit të dhënë nga Isco, 15 minuta para fundit.

Fabian Delph, i cili u ble nga City për 12 milionë euro nga Aston Villa, në fillim të javës, debutoi me skuadrën e Pellegrinit dhe luajti mirë për 18 minuta, por u detyrua të zëvendësohet, kur rezultati ishte 0-0, si pasojë e një tërheqje në pulpë, e ardhur nga një përplasje me Luka Modric. Trajneri i City e nisi ndeshjen me Cameron Humphreys dhe Jason Denayer, në qendër të mbrojtes. Të dy së bashku, këta futbollistë nuk bëjnë as 37 vjeç.

Pikërisht mungesa e eksperiencës në prapavijë bëri që City të pësonte tre gola në pjesën e parë, duke u dorëzuar përballë treshes së Realit: Ronaldo-Bale-Benzema. Nga ana tjetër, Reali zbriti në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm. Toni Kroos dhe Luka Modric formonin dyshen e qendrës në mesfushë. Te City, që luajti në këtë miqësore, titullarë mund të jenë vetëm Toure, Sivla, Sterling e Nasri.

Benzema shënoi golin e parë për Realin me një goditje fluturimthi, pas kromimit të marrë nga Bale, në minutën e 21-të. Katër minuta më vonë, një top i gjatë i Toni Kroos i dha mundësinë Ronaldos të shënonte golin e dytë për 10 herë kampionët e Europës. City kaloi nga shiu në breshër kur gjatë një goditje nga këndi, Pepe u gjend i lirë në zonë dhe mposhti për herë të tretë Joe Hart.

Në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë, Yaya Toure ngushtoi diferencën për City me penallti. Sergio Ramos preku topin me dorë në duel me Sterling, por pamjet televizive treguan se sulmuesi anglez kishte shkaktuar faull i pari duke e prekur ai topin me dorë. Në pjesën e dytë pati vetëm një gol, i katërti për Realin dhe mbajti firmën e Cheryshev, asist i Isco.