Emre Çanit po vazhdon t’i shkojë kontrata drejt fundit te Liverpooli pa arritur ndonjë marrëveshje të re.
Ndërkaq, Real Madridi tani i është bashkuar garës për transferimin e tij, pohon spanjollja Don Balon.
Përpos kampionëve të botës, të interesuar për përfaqësuesin gjerman janë edhe kampionët italianë, Juventus.
Çan do të jetë agjent i lirë gjatë verës, por madrilenët janë gati që të tentojnë ta sjellin në Santiago Bernabeu, pas mëdyshjeve lidhur me të ardhmen e Luka Modriqit, Toni Kroosit dhe Mateo Kovaçiqit.

















