Skuadra e Real Madridit është duke poseduar me të vërtetë një bilanc mëse katastrofal në ndeshjet kundër skuadrave italiane në garat europiane.
Kanë kaluar plotë 28 vite, që kur Real Madridi ka eliminuar një skuadër italiane nga garat europiane.
Bëhet fjalë për Napolin, që e eliminoi plotë 28 vite më parë.
Që nga atëherë, Reali është përballur edhe shtatë herë tjera me skuadra italiane në sistemin e dy ndeshjeve të garave europiane.
Dhe, në shtatë përballje, nuk ka arritur të eliminojë asnjërën nga ata.
Milan > Real Madrid
Milan > Real Madrid
Torino > Real Madrid
Juve > Real Madrid
Juve > Real Madrid
Juve > Real Madrid
Roma > Real Madrid
Të shohim nëse ky bilanc i Realit ndaj skuadrave italiane do të ndryshohet, pasi Los Blancos përballen me Juventusin në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.