Bomba e merkatos vjen nga faqet e të përditshmes spanjolle “Marca”. Sipas gazetës prestigjioze, në fakt, në ditët e kaluara, disa emisarë të Real Madrid duket se kanë kontaktuar babanë e Pjanic për të mësuar se çfarë kërkesash mund të ketë lojtari.
Një lëvizje e rëndësishme, që zbulon qëllimin e “Los Blancos” për të siguruar mesfushorin boshnjak. Florentino Perez duket se është gati të paguajë 45 milionë eurot që përfshihen në klauzolën për prishjen e kontratës së futbollistit me Romën.