Real Madridi, katër mungesa të mëdha në finale

E publikuar: 08/08/2016 14:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Madridi ka konfirmuar se ka ftuar 20 lojtarë për finalen e Superkupës së Evropës që e zhvillon ndaj Sevillas
Në listën e publikuar nga Zinedine Zidane, përveç Cristiano Ronaldos, do të mungojnë edhe Gareth Bale, Pepe e Toni Kroos, derisa Karim Benzema mbetet edhe më tej në dyshim për shkak të problemeve me shpin.

Vendim ky i çuditshëm nga Zidane pasi tashmë dihet se edhe përkundër lëndimeve, lojtarët ftohen për të festuar titullin e fituar.

Kujtojmë se në këtë ndeshje do të mungojë edhe Keylor Navas, për të cilin kishte treguar kohë më parë vetë Zidane.