Real Madridi e përmbyll vitin 2024 me trofe: Mposht Pachucan dhe fiton FIFA International Cup

E publikuar: 18/12/2024 20:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në minutën e 15-të, Nelson Deossa i Pachucas kërkoi penallti, por gjyqtari heshti.

Pas këtij rasti, Los Blancos vazhduan me dominimin, më pas edhe erdhi goli i pritur i Real Madridit me anë të Kyalian Mbappes.

Sulmuesi francez shënoi në minutën e 37-të për 1-0 nga një aksion i rrjedhshëm ndërsa Vinicius Junior ishte në rolin e asistuesit.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë u shënuan sërish.

Në minutën e 52-të, Rodrygo realizoi një gol të bukur, por që pati debat në lidhje me të, pasi Jude Bellingham ishte në rrezen e shikimit të portierit kundërshtar.

Gjyqtari i ndeshjes bëri të ditur se anglezi nuk ka interferuar në golin e brazilianit dhe kështu u dyfishua rezultati për Real Madridin.

Vinicius Junior lëshoi një mundësi të artë shënimi në minutën e 69-të, pasi goditja e tij nga afër përfundoi jashtë.

Në minutën e 71-të, Salomon Rondon lëshoi një goditje të fortë me kokë, por që përfundoi jashtë.

Vinicius Junior e vulosi fitoren e Real Madridit, kur shënoi nga penalltia në minutën e 84-të.

Kështu, Real Madridi e përmbyll këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, duke fituar FIFA International Cup.