Real Madridi është në gjendje që të ofrojë edhe Mateo Kovacicin edhe Iscon në një paketë transferuese për Eden Hazardin.
El Espanol citon Onda Ceron që pohon se belgu është top prioritet i hierarkisë së klubit mbretëror.
Kovacic po kalon një sezon të mirë me Chelsean si i huazuar dhe Blutë e Londrës mund të tregojnë interesim për të mbajtur lojtarin.
Hazard së fundmi tha se ai nuk ka pendime në karreirën e tij dhe se ai do të ishte i hapur për rikthim te Reali.

Të tjera raportime thonë se Isco është në treg për t’u shitur me vlerë 80 milionë euro.
Megjithatë, presidenti Florentino Perez duke llogaritur vlerën e Iscos dhe 50 milionë euro vlerën e Kovacic, ka në plan të ofrojë të dy lojtarët plus të holla tjera për të realizuar shkëmbimin me Eden Hazard.
Vet lojtari u shpreh kohë më parë se ai do të ishte i lumtur që të luante për klubin mbretëror. /Telegrafi/


















