Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj arrestimit të deputetëve të AAK-së, Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, dhe Pal Lekaj.
Arrestime e deputeteve Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, si dhe i deputetit Pal Lekaj, vetëm sa e shtojnë ashpërsinë e autoritarizmit në Kosovë. Qeveria Veseli – Mustafa – Thaçi, tashmë haptazi ka përqafuar metodat e tiranisë.
Le të hetohen të gjithë deputetët dhe pushtetarët e korruptuar,
Arrestimet e deputeteve Teuta Haxhiu, Time Kadriaj, si dhe i deputetit Pal Lekaj, vetëm sa e shtojnë ashpërsinë e autoritarizmit në Kosovë. Qeveria Veseli – Mustafa – Thaçi, tashmë haptazi ka përqafuar metodat e tiranisë.
Le të hetohen të gjithë deputetët dhe pushtetarët e korruptuar, le të arrestohen deputetët që dyshohen për krime e për pjesëmarrje në organizata të paligjshme.
Por në asnjë mënyrë nuk mundet të pranohet prej askujt arrestimi i deputetëve për bindjet e tyre politike, në mbrojtje të Kosovës.
Fajtor kryesor për këto arrestime është personi i cili ka nënshkruar marrëveshjet e dëmshme pa e pyetur opozitën dhe pa e marrë parasysh shprehjen popullore përmes peticionit, pra Isa Mustafa.
Por bashkëpunëtorët e tij janë po aq fajtorë, pra edhe dyshja Veseli – Thaçi.
Bëjmë thirrje të lirohen deputetët, dhe të tërhiqen marrëveshjet, në mënyrë që institucionet të kthehen në normalitet dhe në mënyrë që opozita të mos përjashtohet e të mos shtypet, por të trajtohet ashtu siç e kërkojnë rregullat demokratike.
Marrëveshjet nuk do të kalojnë, opozita nuk do të ndalet!