Lajmet

Reagon Specialja: Interpretimet e raportit të avokatëve të Anglisë dhe Uellsit janë të pasakta

11.05.2026 13:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Reagon Specialja: Interpretimet e raportit të avokatëve të Anglisë dhe Uellsit janë të pasakta

Dhomat e Specializuara i kanë quajtur të pasakta disa nga interpretimet e raportit të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i cili u bë me kërkesë të Zyrës së Avokatit të Popullit të Kosovës.

Avokati i Popullit të Kosovës, Naim Qelaj, në fund të prillit ka publikuar raportin e ekspertëve britanikë përmes së cilit janë ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si janë zhvilluar proceset në Gjykatën Speciale të Hagës.

E, në një reagim në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuar thuhet se raporti nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e Dhomave të Specializuara shkel apo bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

“Po ashtu, raporti nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e Dhomave të Specializuara shkel apo bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit gjithashtu nuk konstatohet asnjë shkelje e konventave të të drejtave të njeriut në vendimet në lidhje me paraburgimin”, thuhet në reagim.

“Duke pasur parasysh këtë kornizë kushtetuese, raporti i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i porositur nga Avokati Popullit, nuk ndikon dhe nuk do të ndikojë në aktivitetin gjyqësor të Dhomave të Specializuara”, thuhet më tutje në reagim.

Reagimi i plotë:

Dhomat e Specializuara kanë vërejtur në raportimet e kohëve të fundit në media disa pasaktësi në interpretimin e një raporti mbi Dhomat e Specializuara të Kosovës. Ky raport u përgatit nga Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, me kërkesë të Zyrës së Avokatit të Popullit të Kosovës. Dhomat e Specializuara e vlerësojnë të nevojshme të japin sqarimet në vijim.

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) janë institucion gjyqësor i pavarur. As Avokati i Popullit i Kosovës, as Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit nuk kanë të drejtën e paraqitjes së parashtrimeve në Dhomat e Specializuara. Neni 162 i Kushtetutës së Kosovës përcakton se organizimi, funksionimi dhe juridiksioni i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar rregullohet me këtë nen dhe me një ligj të veçantë, përkatësisht Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”). Neni 162(11) i Kushtetutës së Kosovës përcakton gjithashtu edhe funksionin e një Avokati të Popullit të veçantë për Dhomat e Specializuara, me përgjegjësi ekskluzive për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Krahas kësaj, Ligji përcakton se Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mbikëqyr dhe inspekton objektin e paraburgimit për të garantuar respektimin e standardeve më të larta ndërkombëtare.

Duke pasur parasysh këtë kornizë kushtetuese, raporti i Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, i porositur nga Avokati Popullit, nuk ndikon dhe nuk do të ndikojë në aktivitetin gjyqësor të Dhomave të Specializuara.

Gjithashtu, Dhomat e Specializuara vlerësojnë se disa interpretime të raportit të Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, të bëra nga Avokati i Popullit i Kosovës, janë në mospërputhje me raportin, nuk pasqyrojnë saktë përmbajtjen dhe përfundimet e raportit, dhe rrjedhimisht krijojnë një imazh të rremë të Dhomave të Specializuara. Në kundërshtim me deklaratat publike të Avokatit të Popullit në Kosovë, Komiteti i të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit nuk ka konstatuar se ndonjë prej vendimeve të gjykatësve të Dhomave të Specializuara ka shkelur të drejtat e njeriut të të akuzuarve. Po ashtu, raporti nuk arrin në përfundimin se jurisprudenca e Dhomave të Specializuara shkel apo bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut i Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit gjithashtu nuk konstatohet asnjë shkelje e konventave të të drejtave të njeriut në vendimet në lidhje me paraburgimin.

Vërehet gjithashtu se një numër aspektesh të ngritura nga Avokati i Popullit i Kosovës, të diskutuara në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit, janë kryesisht përsëritje e argumenteve të paraqitura nga Mbrojtja para gjykatësve të Dhomave të Specializuara. Nga ana tjetër, raporti nuk pasqyron në mënyrë të njëjtë argumentet gjegjëse të paraqitura nga Prokuroria apo nga Mbrojtja e Viktimave. Në veçanti, në raportin e Komitetit të të Drejtave të Njeriut të Dhomës së Avokatëve të Anglisë dhe Uellsit pranohet se të akuzuarit në Dhomat e Specializuara kanë në dispozicion mjete juridike, dhe se një numër aspektesh janë aktualisht objekt i kontestimeve juridike dhe mund të rishikohen në apel.

Së fundi, Dhomat e Specializuara rikujtojnë rolet e ndara të pjesëmarrësve të ndryshëm në proceset gjyqësore të saj: Mbrojtja përfaqëson dhe mbron interesat e të akuzuarve; Mbrojtja e Viktimave përfaqëson dhe mbron interesat e viktimave pjesëmarrëse; Prokuroria ka detyrimin e vërtetimit të akuzave të ngritura; dhe vetëm Trupi Gjykues vlerëson provat, bën konstatime mbi faktet e çështjes gjyqësore dhe në fund vendos nëse fajësia është vërtetuar përtej dyshimit të arsyeshëm. Këto vendime mund të apelohen. Rrjedhimisht, të kuptuarit dhe paraqitja objektive dhe e saktë e punës së Dhomave të Specializuara kërkon që t’i kushtohet vëmendje e kujdesshme arsyetimit të plotë të dhënë në vendimet e gjykatësve dhe jo vetëm qëndrimeve të paraqitura nga një prej palëve.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për protestën e qetë dhe pa incidente

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”

Haradinaj pas protestës në Prishtinë: Faleminderit gjithë shqiptarëve, “Jo në emrin tim!”