Reagon Sindikata e Aeroportit, ja kë e fajëson për tollovinë e sotme

E publikuar: 06/08/2021 23:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Aeroportit Ndërkombëtar ‘’Adem Jashari’’ ka reaguar pas incidentit gjatë ditës së sotme.

Sindikata fajësoi kompaninë menaxhuese ‘’Limak’’, për tollovinë e shkaktuar.

Kryetari i kësaj sindikate, Bashkim Latifi, potencon se kjo tollovi ka ndodhur për shkak të numrit të vogël të punëtorëve dhe mos përgatitjes së “Limak-ut” për fluks të madh të fluturimeve.

“Këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulime janë gënjeshtra vetëm për ta larguar fajin nga Limaku. Limaku ka hyrë në sezone të fluturimeve pa u përgatitur madje me numër të vogël të punëtorëve përshkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtoreve”,  tha ai.

 ‘’Më lejoni t’iu sqaroj si përfaqësues i punëtorëve se këto tollovi e pritje të gjata nuk janë shkaktuar për fajin e punëtorëve dhe se lajmet për anulimin e fluturimeve janë gënjeshtra, vetëm për ta larguar fajin nga ‘Limaku’. ‘Limaku’ ka hyrë në sezonin e fluturimeve pa u përgatitur, madje me numër të vogël të punëtorëve për shkak të largimit të jashtëligjshëm të një numri të madh të punëtorëve’’, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Sipas Latifit arsyeja e pritjeve të gjata është fakti se janë vetëm dy punonjës në shërbimin e ‘’check-in’’.

‘’Arsyeja e pritjeve të udhëtarëve është numri i vogël i punëtorëve, ku vetëm dy punonjës në chech-ik shërbejnë një aeroplan, gjë që është jashtëzakonisht pak, andaj edhe vonesat eventuale që mund të shkaktohet janë pikërisht për këto arsye’’.

‘’Punëtorët janë të stër-ngarkuara me pushime vjetore të anuluara, të cilët po punojnë me orar të stër-ngarkuar e të gjata mbi 12 orë. Punëtorët e pakët në numër po ngarkojnë/shkarkojnë dhjetëra tonë bagazhe brenda një ndërrimi’’.

Mes tjerash në kumtesë thuhet se Sindikata e kishin paralajmëruar një gjë të tillë më herët, por sipas tyre menaxhmenti i Aeroportit i ka injoruar.