Reagon sërish Fahri Musliu pas raportimeve që s’po ndalen për të e Vuçiq

E publikuar: 04/11/2023 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emri i gazetarit kosovar në pension, Fahri Musliu ka disa ditë që zë vend në mediat në Serbi e Kosovë për shkak të ngjajshmërisë që ka me presidentin serb, Aleksander Vuçiq.

Vetë Musliu ka mohuar kategorikisht pretendimet se mund të jetë babai i presidentit serb, dhe ka sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë pasur vetëm shoqëri.

Gjithë raportimet kanë nxitur edhe Vuçiqin që të dalë në një adresim bashkë me babain e tij Angjelkon, si kundërpërgjigje për gjithë pretendimet e hedhura në media.

Ndërsa sot ka bërë një reagim në profilin e tij edhe gazetari veteran, Fahri Musliu, duke thënë se njerëzit që merren me jetën e të tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje , s’kanë edukatë dhe as identitet personal.

“Njerëzit që merren me jetën e tjerëve, me thashetheme, trillime e shpifje – dëshmojnë se nuk kanë jetë të vetën, edukatë, kulturë e as identitet personal. Ata janë të mjer dhe për keqardhje.”, ka shkruar Musliu.