Presidentja Jahjaga ka pritur sot në një takim shefin e misionit të EULEX’it, Gabriele Meucci. Ndër tema të tjera që u diskutuan në këtë takim, theks i veçantë iu vu rastit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Fatmir Limaj.
Jahjaga ka kërkuar nga shefi i EULEX’it që të zbardhet e vërteta për këtë rast në mënyrë që të ndihmohet drejtësia dhe të ulen tensionet në vend.
Jahjaga gjatë takimit me Meuccin ka diskutuar edhe për shtimin e efikasitetit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.