Lim Hoti ka bërë reagimin e parë publik pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund të gjitha aludimeve për trekëndëshin e përfolur brenda shtëpisë.
Në një prononcim të fundit për “Andale”, ai ka mbajtur një qëndrim keqardhës ndaj ish-partneres së tij, duke u shprehur: “Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them.”
Megjithatë, deklarata më e fortë lidhet me jetën e tij sentimentale jashtë. I pyetur nëse do të presë ndonjërën nga vajzat për të sqaruar raportet, Limi ka qenë i prerë duke konfirmuar se dikush tjetër është në jetën e tij: “Nuk po e pres asnjëherën me thënë të drejtën se jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona.” Me këto fjalë, ai mbyll përfundimisht kapitullin e romancave televizive. /Prive By Liberta Spahiu


















